14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Mentor Thaqi: OFSHAMË ANSAMBLI

(Bacë Mal Kapllan Nikçit, postmortem)
Ç´paska ndodh oj vallja ime,
që në ty sot dallga heshti,
i mbarë Kombi të jep ngushëllime,
e ti po thua se na la Mjeshtri?!
Ke arsye oj Rugovë kreshnike,
me u merzitë për Mal Kapllanin,
por, ti e din moj zojë fisnike,
se t´gjallë e kemi Kapedanin!
La pas veti trashëgimtarë,
se shkâmb mali ai kje dhe mbeti,
Mjeshtër i Valles n´themel kombëtar,
Ai n´valle âsht, askund nuk treti!
Lum si ti moj që e pate,
dhe të gdhendi Kronikë Epoke,
një jetë burrnoi ai në teh shpate,
autoktonësi n´zemër Europe!
Po kush s´e njeh Vallen me Shpata,
Rugovase të k´saj Shqypnie?!
E kush s´e njohu për shumë dekada,
Mal Kapllanin, Skyfter Malësie?!
Njai burrë në traditë vendi,
në shall dhe shokë përballë veri,
ky Trung Lisi në Rrâjë Këlmendi,
që përjetësinë ia kalitë Nderi!
Burrë fjalësh t´âmla si tâmbli,
që nuk kurseu mundin e vetë,
nëpër Botë t´shkëlqen Ansambli,
që t´ia ruen emën e nder përjetë!
Shumë të deshti dhe Ibrahimi,
Presidenti i Dardanisë,
se krenarinë Vallja e mbërrini,
me ty valltar o burrë i Shqypnisë!
Kjofsh nèrue Rugovë fisnike,
të kem n´ballë t´Nderit Kombëtar,
i dhuron vlera Shqypnisë Etnike,
si Mal Nikçin, këtë burrë shqiptar!