Mbrëmë grupet që defiluan si në sheshin e Tuzit ashtu edhe në skenën e Vitojes, u treguan shumë të përgatitura, si me raportuar ashtu edhe me veshjet dhe instrumentet , përfshi edhe dy lahutarë. Mbrëmë u prezantuan: AKV “Kastriotët”- Ferizaj, Ansambli “Afërdita “Elbasan “, SHKA “Jehona e Kelmendit” – Kelmend.- SHKA “Koha” – Dinoshë, Ansambli folklorik “Visarët e Krrabës”- Tiranë, SHKA “Qyprilinë e Roshniku”- Berata, Ansambli i folklorit autokton” Bresana”- Dragash.
Sot në ditën e fundit, do të prezantohen edhe tetë grupe, ndërsa një juri profesionale në fund do të bëj vler¨simin e grupeve më të mira për tri vendet e para.

















































