Panairi i librit 2022 tashmë po zhvillon aktivitetet ditore, aktivitete këto që zgjasin pesë ditë.
Në vazhdën e këtyre takimeve të premten organizohet promovimi i librit «Vdekja e Omerit» të autorit Adil Olluri, transmeton Transnacional.CH.
Adil Olluri është i pranishëm në letërsinë shqiptare dhe më gjerë me libra të botuara me tregime e romane të ndryshme.
«Shtëpia botuese «Onufri» organizon përurimin e romanit «Vdekja e Omerit».
Përurimi do të bëhet të premten (10/06/2022), ora 15:00, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, ku është duke u mbajtur Panairi i Librit.
Ejani ta festojmë ardhjen në jetë të një romani të ri!
U takofshim!» ka shkruar Olluri në profilin e tij në rrjetin social facebook. Transnacional.CH/

























