Më datën 7 maj në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë bëhet promovimi i tre librave dhe shtatë teksteve didaktike të përkthyera në gjuhën shqipe. Ky promovim fillon në orën 15:00 dhe do të ketë shumë të pranishëm, ku ndër ta do të jetë edhe antari i nderit i LAPSH.
Librat në fjalë janë me rëndësi të madhe për historinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, dhe njëherësh janë promovuar edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‚Pjetër Bogdani‘ më 15 prill.
Sa i përket shtatë teksteve didaktike të përkthyera në gjuhën shqipe, ato janë të botuara nga qendra IPE (International Projects in Education) të Shkollës së Lartë të Cyrihut. Këto libra gjithashtu lidhen me ngritjen dhe përkrahjen e mësimit të rregullt të gjuhës shqipe.



























