Në qoftë se jeni adhurues i natyrës dhe kërkues drejt aventurave malore, atëherë një ngjitje në Grykën e Rugovës do të ishte zgjedhja e duhur. Malet e Kosovës perëndimore me kthesat e tyre janë tejet atraktive dhe sfiduese në të njejtën kohë. Dy nga shumë ndalesa që duhet t’i bëni janë fshati Shtupeqi i Vogël dhe fshati Kuqishtë. Një GPS dhe përvoja në ecje janë dy nga gjërat që ju rekomandohen për të arritur deri te pamjet fantastike që gryka ofron.
Shtupeq i Vogël
Një shëtitje njëditore e vështirësisë mesatare. Malet fillojnë nga fshati i quajtur Shtupeq i Madh në kilometrin e 13 dhe shtrihen në drejtim mbi Shtupeqin e Vogël i cili të dërgon më pas në Qafën e Livadhit, një kalim malor i lartë 1800 metra me një pamje të gjerë.
Kuqishtë
Kjo ngjitje është gjithashtu njëditore. Udhëtimi fillon me ngjitjen nga Kuqishtë 21 km dhe më pas vazhdon 500 metra të tjera në lartësi deri te Liqenati, nje liqen malor, bregu jugor i të cilit ndodhet tashmë në Mal të Zi. Ky fshat njihet për terrenin e ashpër malor.































