Gjon’s Tears është këngëtar i njohur. Ai është më prejardhje shqiptare,
babai i të cilit është nga Kosova kurse nëna e tij nga Tirana.
Gjon Muharremaj për herë të parë ka mahnitur publikun shqiptar në vitin 2011
gjatë pjesëmarrjes në ‘Albania’s Got Talent’. Këngëtari, i cili atëkohë ishte
në klasën e gjashtë, e ka befasuar jurinë e spektaklit për talentë me zërin e
tij të veçantë dhe mjaft mbresëlënës. Nën përfaqësimin e Armend
Rexhepagiqit, Rovena Dilos e Altirit, vogëlushi mori komente mjaft pozitive,
të cilët e motivuan për të vazhduar më tej. Megjithatë, ai po vazhdon të jetë
i angazhuar në profesionin që ka zgjedhur, ku këtë vit ka publikuar projektin
e parë me videoklip të quajtur “Babi”, këngë kjo dedikuar babait të tij.
Ndërkohë që Gjon ka vazhduar edhe me eksperiencën e tij si pjesë e
spektaklit ‘The Voice’ në Francë. Shqiptari përveç se befasoi jurinë tonë, ai
ditë më parë kaloi audicionet e fshehta, teksa me zërin dhe performancën e
jashtëzakonshme ka lënë pa fjalë anëtarët e jurisë në Francë, gjë që bën të
kualifikohet në gjysmëfinalen e “The Voice of France”. Në një nga
intervistat e tij të fundit Muharremaj ka thënë se “Albania’s got Talent” i ka
ndihmuar mjaft shumë e që tashmë si i rritur po kupton më mirë se çfarë po
ndodh në “The Voice France”.
Më datë 6 Shkurt 2019, Gjon’s Tears publikon videoklipin «Babi». Me këtë
këngë, Gjon’s Tears merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 në vitin
2019.
Më datë 4 Mars 2020, Gjon’s Tears publikon videoklipin «Répondez-Moi».
Ekipi i realizimit të klipit të këngës “Répondez-moi” donin ta bënin Gjonin të
ngjallte emocione: Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të kujtimeve,
ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga regjisori i shumë
prej filmave të tij të preferuar, Andrei Tarkovsky. Nuk ishte një sfidë e lehtë
për artistin 21-vjeçar: “Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej sepse ne
donim të përdornim elementë të vërtetë për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr”,
tha ai. “Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde
me siguri.” Klipi u mbështet nga regjisori Janine Piguet i “lNred Production”,
Thierry Pradervand (kamera dhe redaktimi) dhe nga familja e tij. Të dy
prindërit e tij, si dhe vëllai dhe gjyshja e tij, mund të shihen në videoklipin, i
cili u xhirua në Bibliotekën Fribourg, në Zvicër dhe disa vende të tjera.
Më datë 25 Dhjetor 2021, Arilena Ara publikon videoklipin «Dance Me», në
bashkëpunim me Gjon’s Tears. Muzika e këngës u punua nga Arilena Ara,
Gjon’s Tears, Wendi Mancaku & Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga
Arilena Ara, Gjon’s Tears & Wendi Mancaku, ndërsa për orkestrimin u
kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa
produksioni audio u realizua nga Florent Boshnjaku.
Më datë 14 Janar 2022, Gjon’s Tears ka publikuar videoklipin «Silhouette».
(REFERENCE SHKRIMI- TEKSTESHQIP)































