11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

“Bashkimi” nga Berna, bartëse e kulturës shqiptare në kryeqytetin helvetik

Portali ynë në vazhdën e prezantimeve të ansambleve, shoqatave dhe grupeve artistike, si zakonisht të shtunave, kësaj here ju njeh me Shoqatën Kulturore Shqiptare  “Bashkimi” nga kryeqyteti i shtetit helvetik, që sapo ka shkel në të 12- tatë( themeluar më 14 Shtator 2009), por që numëron rreth 200 anëtarë në të gjitha seksionet, por që kësaj radhe do të ndalemi te grupi artistik.

Nga Rexhep Rifati

Themelimi i një shoqate kulturore shqiptare në kryeqytetin e Zvicrës është i një rëndësie të veçantë, ngase deri vonë organizimi kulturor i shqiptarëve brenda këtij kantoni ishte tejet i mangët. Por bazat e kësaj shoqate në fillim i vuri një grup aktivistësh me prejardhje nga të gjitha trojet etnike, në krye me veprimtarin Hajdar Sadria. Por ndërkohë veprimtarinë e zhvilluan dhe e çuan më tej të rinjtë e rritur e të lindur në Zvicër, çka ishte edhe qëllimi i shoqatës që brezi i ri të farkohet me ndjenjën e dashurisë për kulturën e vendit të prejardhjes së prindërve të tyre.

Ndërkohë shoqata erdhi duke u rrit e formësua dhe brenda saj të ket një grup artistik tejet aktiv. Madje të përbërë nga grupmosha të ndryshme, ku prin grupi i valltarëve dhe instrumentistëve, kryesisht me vegla popullore tradicionale shqiptare, përfshi këtu lahutën, sharkinë dhe çiftelinë.

Kohë më parë zhvillova edhe një bisedë të shkurtër me kryetarin e kësaj shoqate, Ajet Carvadikun, i pasionuar pas instrumentit të çiftelisë, por që gjithashtu edhe vet shoqërinë e ka pajisë në të shumtën e rasteve me këto instrumente nga mjetet vetanake, në mënyrë që të rënit e këtij instrumenti tua mësojë unë i mësoj me i ra çiftelisë, pasi këtë e kishte edhe trashëgimi nga vendlindja, vet familja Carvadiku.

Kurse, punën e koreografit me shumë zell e bënë koreograf  Lami Istogu, ndërsa që veshjen e siguron secili anëtar në mënyrë individuale.  Edhe nga institucioneve vendore zvicerane kanë si shoqatë, kanë has në mirëkuptim pasi që shkolla e këtushme që ndodhet në  Bernstrasse 60/ 3072 Ostermundigen ua ka lënë në dispozicion falas.

Carvadiku vlerëson lartë kontributin dhe ndihmën e prindërve që kanë tregua gatishmëri për të bashkëpunuar e ndihmuar shoqatën “Bashkimi” në të gjitha aktivitetet e organizuara, sidomos në shënimin e datave të rëndësishme kombëtare.

Gjithashtu veçon bashkëpunimin me Shkollën shqipe të mësimit plotësues shqip në Ostermundigen dhe mësuesen e kësaj shkolle Ida Jashari, aq më parë që edhe anëtarët e shoqatës kanë kalua kryesisht përmes mësimit plotësues, ndërsa që organizohen edhe pika të përbashkëta me rastin e festave të ndryshme ku nxënësit paraqiten me recitime apo edhe me ndonjë pjesë skenike.

Në organizimet e shoqatës, sidomos në dhjetë vjetorin e themelimit të saj nuk munguan as autoritete vendore, siç ishte edhe pjesëmarrja e Kryetarit të Komunës së Ostermundigen, z. Thomas Iten, por edhe prania  e aktivistëve të diasporës shqiptare dhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Aktualisht po pritet përmirësimi i situatës shëndetësore, nga rrethanat që ka krijuar pandemia, në mënyrë që të riaktivizohet aktiviteti përmes ushtrimeve e më vonë edhe koncerteve dhe paraqitjes publike.

Shoqata ka edhe faqes e saj në internet ku ofron njoftime për aktivitetet dhe organizimet e ndryshme kulturore: Bashkimi Bern – Shoqata Kulturore Shqiptare (bashkimi-bern.ch)

Ndërsa që ata që shprehin interesim për kontakte me Shoqatën “Bashkimi” të Bernës, ajo ka ofruar  edhe telefonin e edhe adrese:  +41 76 395 70 72 / info@bashkimi-bern.ch/ Postfach 1057 3072 Ostermundigen

( Në pjesë të fotove e kam huazua nga faqja e shoqatës ndërsa pjesën tjetër i kam shkrep gjatë pjesëmarrjes së grupit të “Bashkimit” në një manifestim)