(Vjershë humoristiko-satirike)
Ç’ranë bajlozat e partisë
Nga forcë e Gjergj Elez Alisë?
Po kah erdhën e kah dolën,
Çka banë trimat e ç‘ka folën?
Disa thanë dolëm prej detit
Do të tjerë vetë i prinë vetit,
Do me huj e do me huta
Do prej qiellit si parashuta!
T’gjithë të rruem e të kruem
As nga rriqnat të pickuem,
N’parlament bajshin piskamë:
Për Kosovë gjak kemi dhanë!
Dhe t’i hynë krejt shtetit mbarë
Me dosllarë e me kumbarë,
Fuq e fuq kry’t n‘tendera
Shpejt u banë – milionera!
Kush i trashë e kush i hollë
Me para blenë edhe shkollë,
Shkolla t’larta shkolla fillore
Sa për veti, gra, dashnore!…
Por sa shpejt ndërroi bota
Kur me pare s‘u shit vota,
Si maçorrat prej çatisë –
Ranë bajlozat e partisë!
Kush i hodhi kush i priti
Me ç’topuz kush i goditi
Veç dy gishta t’kryetrimit
Te kutia e votimit!
Nuk u panë udhës kah ranë
Sytë për toke kuku nanë!
Mbathni çizme Prishtinës sot
Se u mbush sheshi me lot!

























