14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

“Feniksi” i Ferizajt, në rrethana pandemie, sivjet ngriti 17 shtëpi për familje në nevojë  

 

Ky objekt, si edhe dhjetëra shtëpi viteve të fundit për familje skamnore është donacion  i Vëllezërve Sopa – Marketit – ELI-AB nga Ferizaj, ndërsa që “Feniksi” falë kontributeve vendase dhe të mërgatës, vetëm sivjet, ndonëse në kushte pandemike ngriti edhe gjashtë çati në qytetin e Kukësit me rrethinë

Nga Ferizaj sot na arriti edhe një lajm i gëzueshëm, si zakonisht nga Shoqata Humanitare “Feniks” , nga e cila çdo vjet na arrin lajme të kësaj natyre. Madje është inkurajuese se edhe në rrethanat e pandemisë, kjo shoqatë bamirëse që drejtohet nga filantropi Milaim Jashari- Xha Lumi, këtë vit deri më sot, 17 Dhjetor 2020, ka dorëzuar çelësat e 17-të (shtatëmbëdhjetë) shtëpive të reja. Nga këto shtëpi banimi për skamnorë, gjashtë prej tyre janë ndërtuar në Kukës në Shqipëri, 11-të tjerat në Kosovë.

Familja e fundit që u bë sot me shtëpi të re është ajo e familjes pesë anëtareshe e Hamit Terziut nga Kaçaniku i Vjetër edhe atë falë donatorit Vëllezërve Sopa – Marketit – ELI-AB nga Ferizaj . E veçanta tjetër ishte se ELI-AB, në mungesë vendit edhe truallin ia bleu për ngritjen e shtëpisë. Edhe përzgjedhja e këtij rasti është bërë po nga Vëllezërit Sopa, që përherë kanë parasysh familjet me më shumë nevojë.

Me këtë rast “Feniksi” falënderoi Vëllezërit SOPA të Qendrës Tregtare ELI-AB në Ferizaj, që në vazhdimësi janë duke ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë, kryesisht atyre familjeve që jetojnë në kushte tejet të rënda banimi.

Me rastin e inaugurimit të shtëpisë së familjes Terziu, mori pjesë dhe falënderoi edhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin, të cilin Shoqata “Feniks” e falënderon edhe në saj të faktit se Kuvendi i Komunës së Kaçanikut, për çdo shtëpi të re që ngritët në këtë formë në këtë komune ndihmon me nga 500 euro. Nga themelimi “Feniksi” nga 270 shtëpi, vetëm në komunën e Kaçaniku ka ndërtuar mbi 50 sosh.

Për këtë përmbyllje të suksesshme edhe në këto rrethana të rënda me pandemi, Shoqata “Feniks” falënderon gjithë donatorët si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, për ndihmat e e ofruara qoftë në vlerë financiare apo me material ndërtimor e punë vullnetare