Komisioni i BE ka propozuar direktivën që mund të garantojë pagën e arsyeshme dhe korrekte minimale. Kjo do të duhej që punëmarrësve që kanë nevojë mbrojtjeje në kohë të vështira tu ofrojë një tampon financiar, të reduktojë pabarazinë shoqërore në paga dhe të cytë barazinë gjinore.
Gjithandej në Evropë ne kemi të bëjmë me rritjen e sektorëve me pagë të ulët dhe me një rritje të të varfërve që punonjësve (working poor). Pikërisht këta persona janë të prekur më së shumti nga pasojat ekonomike të pandemisë. Përmes rregullave të arsyeshme të pagave minimale para së gjithash do të duhej të mbroheshin këta persona. Direktiva nuk përcakton pagën minimale në të gjithë Evropën, mirëpo krijon parakushtet për të arritur pagesën e drejtë minimale. Mbrojtja e pagës minimale mund të garantohet përmes kontratave kolektive tarifore – siç është rasti me 6 shtetet anëtare – apo përmes pagave minimale ligjore siç është rasti me 21 shtete anëtare.
Pagat e varfërisë
Edhe shkaku se në shumë vende të BE paga minimale është nën minimumin ekzistencial, Sindikatat e Bashkuara Evropiane (EGB) kërkojnë që secila pagë minimale në BE të ngritën për 60% të secilës pagë kombëtare të shteteve anëtare. Direktiva përshkruan kriteret, të cilat duhet pas parasysh me rastin e përcaktimit të pagës minimale, si fjala bie: fuqia blerëse, kostoja e artikujve jetësor, tatimet dhe kontributet sociale apo niveli i përgjithshëm i pagave bruto dhe shpërndarja e tyre.
Promovimi i negociatave kolektive mbi pagat në të gjitha shtetet anëtare
Direktiva e propozuar pos tjerash promovon bisedimet kolektive dhe përfshirje më të mirë të partnerëve social. Mbi direktivën do të vendoset fillimisht në Parlamentin Evropian e pastaj edhe në Këshillin e BE-së.
Huazuar nga shtojca sindikaliste e Unia në gjuhën shqipe (Horizonte Nr. 7/2020)

























