20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

“Trojet”, sot me një koncert në Winterthur kushtuar Ditës së Pavarësisë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet” nga Winterthuri sot në Hotel Zentrum Töss, shfaq një koncert festiv në kuadër të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë koncert të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, të përgatitur  nergut për këtë ditë festive nga Ansambli “Trojet”, si mysafir merr pjesë edhe Grupi Artistik i Shoqatës Kulturore “Kërçova- Zvicër”. Gjithashtu programin e përmbushin me pika artistike edhe këngëtarët: Laura Kastrati, Luljeta Fetahu, Xhemal Murtishi, Mentor Mushkolaj, Emin Racaj, Kristë Lleshi dhe Flutur Bytyqi.

Adresa: Hotel Zentrum Töss, Züricherstrasse 106, 8406. Informacione plotësuese: 0786634040 dhe 0793428979