Akti heroik i Osë shkodranit, frymëzoi Fishtën për të jetësuar veprën e tij, “Lahutën e Malcis”, por që sot ajo kullë apo fortifikatë është në gjendje më se të mjerueshme dhe nuk është shënuar qoftë edhe me një tabelë të thjeshtë e gjithashtu nuk ka as një rrugicë sado të vogël për të iu ofruar!
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Vizitën tre ditore në Mal të Zi, kryesisht në Malësinë e madhe, me shoqëruesin tim Gjergj Prenkoqaj e filluam, me një vizitë në Vraninë, aty ku Osa Kuka u vetëflijua në kullën e barotit në mbrojtje të tokës shqiptare. Poeti ynë i shquar, Gjergj Fishta në veprën e tij epike, “ Lahuta e Malcis”, këtë akt të Oso Kukës e ngriti në vlerën e një heroizmi homerik, pasi që edhe vet ngjarja ishte aq madhore. Por që sot po kjo kështjellë nuk është e shënuar qoftë edhe me një tabelë rasti, ndonëse ajo paraqet një lloj Watrlovi ballkanik.
Një fortifikatë me frëngji, që ruan vetëm lavdinë në histori
Madje edhe kur të ia mësysh kësaj kulle të rrënuar plotësisht sheh se nga kanë ngelur vetëm muret e jashtme me kullën e vëzhgimit dhe frëngjitë për tytat e armëve. Madje nuk ekziston qoftë edhe një rrugicë e vetme ndonëse vetëm me një anë është e lidhur me një rryp toke nga kalon hekurudha dhe magjistralja që lidhë këtë anë të Malit të Zi, ndërsa që në tri anët kulla rrethohet me liqenin e Shkodrës, me një vërtetë piktoreske ku lundrojnë barkat e peshkatarëve apo ato me turistët kureshtar, por që sikur hezitohët tu flitet të huajve për historinë e kësaj fortifikate që dikur i përkiste tokës shqiptare. Ndaj edhe sot e kësaj dite kjo kull vrojtimi që ishte një pikë kufitare ka ngelë nën hije për kundër famës së saj të përjetësuar edhe në një vepër me peshë homerike, ku këndohet lavdia shqiptare.
Po kush ishte Oso Kuka ?!
Sipas Wikpendisë: Osman agë Kuka i njohur më shumë si Oso Kuka (1812 ose 1820–1862) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Porse gjatë konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, ai vdes duke hedhur veten në erë i rrethuar nga malaziasit. Për bëmën e tij iu këndua kënga që frymëzoi edhe vepra letrare: vepra, si “Lahuta e Malcís” e P. Gjergj Fishtës e trajton në atë që quhet «cikli i Oso Kukës».
Më tej mësojmë se Oso Kuka: U lind në Shkodër, rreth vitit 1812 (ose 1820) në gjirin e një familjeje timarlinjsh me origjinë të hershme nga Kukësi. Shtëpia e Kukejve bëhet e njohur me Ibrahim Kuken, gjyshin e Osos, i cili më 1802 (1217 hixhri) pajiset me një timar për shërbimet ushtarake, të ardhurat e të cilit i nxirrte në natyrë nga fshatarët e katundeve Mes, Egërç, Lopç të Rranxave të Mbishkodrës. Në bazë të dekreteve sulltanore, Ibrahimi emërohet qetëhyda i kalasë, gradë që krahasohej me ndihmës-komandant ose intendent Osoja krejt rininë e tij, për 27 vite, e kaloi rrugëve të kurbetit në Anadoll, Tarabulluz, Halep e mandej edhe nëpër Rumeli. Së fundi përshkoi Dibrën dhe disa vise të tjera shqiptare.
Më tej kur bëhet fjalë për Oson me shokë, thuhet se: Qëndrestarët mbajtën pozicionet e tyre deri kur u rrethuan krejtësisht nga malazezët dhe u plagosën një-nga-një, më pas u strehuan në xhebehane (depoja e municioneve), ku Osoja vendosi të hidhej në erë me 24 bashkëluftëtarët e tij dhe malazezët rrethues, mëngjesin e një dite qershori.
Oso Kuka e Mic Sokoli vetëflijuesit më të njohur shqiptar
Në një shkrim pak sa më të gjerë kushtuar kësaj ngjarjeje, nga Harry Dukagjini, thuhet se ndër vetëflijuesit më të njohu njihen njohur shqiptar. Oso Kuka së bashku me Mic Sokolin, si dy vetë flijuesit legjendare te cilët vranë veten për te vrare armiqtë. Ata luftuan deri ne zjarrin e fundit. E ne momentin kur mbeten pa arme, ata u bën zjarr vet – për ta djegur edhe kundërshtarin.. Në këtë shkrim më tej thuhet se : “ Oso Kuken, lahutarët e barten ne bisht te lahutës me dekada, këngëtarët ne buzët e djegura, poetet ne penat e ndaluara, ish te burgosurit e bene dritare ne qeli, te shtypurit – yll ne qiell…
Ai u vetëdogj ne vitin 1862 pas nje beteje te ashpër kundër malazezeve qe kishin sulmuar Shkodrën. Mirëpo, Homeri shqiptar – Gjergj Fishta, e ngriti Oso Kuken nga varri. E futi ne «Lahutën e malcise» dhe ja shtoi edhe 1000 vjet jete. Për fat te keq, ai me vone u be hero i ndaluar i Fishtës, dhe idol i ndaluar i shume te rinjve shqiptar te cilët u burgosen vetëm pse e adhuronin, frymëzoheshin, apo vetëm pse donin ta njihnin Oso Kuken nga historia. Po Oso Kuka edhe i vdekur ishte me i fuqishëm se ata qe e ndaluan ate dhe poetin qe i këndoi.”
Sipas Harry Dukagjinit, Oso Kuka : “Jo shumë njerëz din qe ai ishte shkodran, mirëpo familja e tij ishte me origjine te largët nga rrethi i Pejës. Por, shume njerëz njohin, admirojnë e ushqehen me veprën e shembullin e tij”
Sidoqoftë, vetë . Vranina, që ishte një ujdhese dhe kala buze Liqenit te Shkodrës e cila ndalonte dhe ndante Malin e Zi nga Shkodra, paraqiste jo vetëm një fortifikatë por edhe një simbol i mbrojtjes shqiptare, pasi që ishte edhe pike kufiri dhe maje e qëndresës se tyre .
Sipas k¨tij informacioni: “ Oso Kuka, ndonëse shume i ri, ishte komandant i rojeve kufitare. Ne qershor te vitit 1862 malazezet mësynë Vraninen me një ushtri prej 3000 vetash me qellim te depërtimit ne Shkodër. Ishte e qarte se renia e Vranines do te sillte edhe rrënjën e Shkodrës. Ne këtë situate, drejtuesi turk i Shkodrës Avdi Pasha, duke iu frikuar këtij sulmi, lëshon thirrjen e kushtrimin e tij cinik për shqiptarët, qe sipas vargjeve te Fishtës tingëllon kështu:
“Zot, ç’ka thanë njaj Avdi Pasha:
paska mbetë Shqipnia n’vasha,
qyshë se s’leka mbrenda nji djalë,
n’atë Vraninë mue sot me m’dalë…»
Pashai që kujdesej për pushtetin e jo për Shkodrën!
Shkodranet e dinin se Avdi Pasha shqetësohej për humbjen e pushtetit te vet me shume se për Shkodrën. Mirëpo për shqiptaret, ishte Shkodra ajo për te cilën duhej flijuar. Ne këtë situate, paraqitet vullnetar Oso Kuka i cili arrin te tubojë rreth 40 veta për ta mbrojtur kalanë apo fortesën e Vranines nga malazezet. Ndonëse ky ishte numër shume i vogël për t’ju kundërvu qindra malazezeve te armatosur mire, Oso Kuka fortifikohet ne Kalanë e Vranines me ushtaret e tij, i gatshëm te vdesë për fitore.
«Oso Kuka paska ndi…
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë!
Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî’n e per Imâ’n,
T’bâj çi t‘ kjajë e zeza nânë!
T’bâj çi t’kjajë pa exhel tý nâna;
Pse n’Shqypní ká djelm si Zâna,
Çi per Mbret e troje t’veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta…»
Osoja duke luftoi kundër një ushtrie malazeze, që mbështetej nga Rusia
Më tej në shkrimin e tij Harry thotë se: “ Oso Kuka ishte i vetëdijshëm se po luftonte kundër një ushtrie te organizuar e superiore te mbretit malazez Nikolla, te ndihmuar nga Rusia. Ai me djelmoshat fare te ri shkodrane, rezistoi gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe te vendosur për ta marre me çdo kusht Vraninën.
Oso Kukës i ishin premtuar përforcime te reja, nga Shkodra, mirëpo ato po vonoheshin. Pas luftimeve te ashpra, atij po i vriteshin edhe ushtaret e fundit një nga një. Ne këtë situate, Oso vendosi qe edhe fundit e tij ta shndërroj ne fitore duke i shkaktuar dëme te mëdha kundërshtarit. Vendosi te behet plumb. Te vetëvritet me ushtaret qe i kishin mbijetuar dhe ne shkrimin e trupit te tij – te digjet edhe armiku.
Kjo fitore e malazezeve u shndërrua ne mort nacional. Jehona e kësaj ngjarjeje shumë shpejt u përcoll në Shkodër e në Cetinë – kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë në kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar veten, duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e u përvëluan në ekstazën e fitores, çfarë u kthye në një tragjedi pikëlluese e humbëse, qe edhe sot kujtohet me hidhërim në Mal të Zi, e me mburrje në këngët popullore elegjiake shqiptare”
Të shpresojmë se një ditë edhe vet kompetentët e shtetit malazez do ti regjistrojnë monumentet kulturo- historike edhe atëherë kur nuk lidhen vetëm me fitoret e tyre, sepse historia nuk mund të jetë nënë ¨përherë dhe për vetë ato vende që i posedojnë këto monumente që kanë peshë kulturo- historike, që mund të tërheqin edhe turistë dhe kështu vetës ti sjelli edhe përfitime materiale, siç pamë edhe në Bokën e Kotorrit, ku ndonëse ka perëndua periudha e Titos, edhe më tej në hyrje të qytetit historik është një thënie e e ish- kryetarit të shtetit komunist jugosllav!













































