18.6 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

A do ti japë fund Thaci marrëveshjes me Serbinë?!

Dorëheqja e papritur e Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, i ka nxënë në befasi të gjithë politikanët në Kosovë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaci. E gjithë kjo situatë e krijuar, ka bërë të lind një rrethanë komplet e re politike, ku pritet të ndërrojë edhe mbarëvajtja e deritanishme e negociatave me Serbinë.

Analistët kanë vlerësuar se me dorëheqjen e Haradinaj në situatë është krijuar një situatë e re politike, ku pritet të ketë befasi në cdo kohë. Madje ata kanë thënë se do të mund të ketë zgjedhje brennda kësaj vere.

Po mendohet se cështja e negociatave tani përsëri do të kalojë në duartë e presidentit Hashim Thaci dhe mesa mund ta marrim me mend, qëllimi I tij do të jetë që ti përmbyllë ato.  Madje thuhet se nuk është fare larg finalizimit të marrëveshjes finale me Serbinë, e cila përfshinë shkëmbimin e territoreve.

Ndërsa, sa I përket koalicioneve, në përgjithësi duan të besojnë se nuk do të ketë më një të tillë sepse është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe populli të vendosë për liderët e ardhshëm të Kosovës.