13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Franca dhe Anglia pro zhvillimit të Kosovës, Kina dhe Rusia kundër

Diskutime të shumta janë bërë në seancën e së hënës në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ku ndër tjerash Franca i bëri thirrje Prishtinës që të heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe kërkoi përmbajtje nga ngritja e tensioneve në mes të palëve.

Më tutje, Franca foli edhe për operacionin e Kosovës në pjesën Veriore, ku cak krzesor ishte krimi I organizuar dhe korrupsioni, u theksua mbështjetja e saj për luftimin e këtyre dukurive negative që nuk po e lënë Kosovën të eci para.

Ndërsa, u theksua disa herë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë sepse është domethënëse për stabilitetin e rajonit, që kz dialog të marrë kahjen e duhur.

Ndërkohë që përfaqësuesi I Britanisë së Madhe përshëndeti përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për ndërmjetësimin e tyre në këtë proces, me anë të organizimit të samiteve, ndërsa I bëri thirrje palëve për vigjilencë në mbarëvajtjen e procesit të dialogut.

Kurse, për dallim prej këtzre dyjave, ishte Kina ajo që pati kritika e në vecanti lidhur me arrestimin e pjesëtarit të UNMIK-ut në aksionin në Veri, duke thënë se vihet në pikëpyetje qëndrimi I këtij misioni në Kosovë.

Qëndrim negative njejtë pati edhe Rusia, e cila kundërshtoi iniciativën për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për Krime të Luftës dhe Ushtrinë e Kosovës.