13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Të premten në Cyrih promovohen katër botime të ISEAL-it

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, njofton, por edhe fton për pjesëmarrje, se më 7 Qershor 2019 në lokalet e saj në Eugen Huber-Strasse 19a7 në Cyrih, bëhet promovimi i katër botimeve të Institutit Zviceran për Studime Shqiptare (ISEAL) me seli në Lozanë. Me këto botime të sivjetme, numri i botimeve të këtij institucioni shkencor, arrin në 18 libra edhe atë në katër gjuhë.

Sipas këtij njoftimi, pjesëmarrës në këtë promovim do të jenë: Dr. Olivier Meuwly, historian, kuadër i lartë në Kantonin Vaud, autor, anëtar i Këshillit të Fondacionit ISEAL-it, Driton Kajtazi, autor, mësimdhënës në Kolegjin Léon-Michaud (Yverdon VD), drejtor i ISEAL-it.

BOTIMET:
Kosova: Histori e pranishme e një shteti të ri (aktet e Simpoziumit shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Universitetin e Lozanës)

Kosova: Histoire présente d’un nouvel état (botim në gjuhën frënge, aktet e simpoziumit shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Universitetin e Lozanës) Rrënjë për tu rritur gjetiu (tekstet e tri çmimeve të para të një konkursi letrar të mbajtur nga Universiteti i  Lozanës dhe ISEAL, botim në gjuhët frënge dhe shqipe) Urtësi nga Kosova (botim në gjuhët shqipe, frënge, gjermane, italiane dhe angleze.)

DATË: 7 qershor, 2019 (e premte) Koha: 18:00. VENDI: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich/ KONFIRMIMET: consulate.zurich@rks-gov.net