22.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

FTESË

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka nderin t’ju ftojë në promovimin e katër botimeve për vitin 2019 nga Instituti Zviceran për Studime Shqiptare (ISEAL).

PJESËMARRËS:
DR OLIVIER MEUWLY – historian, kuadër i lartë në Kantonin Vaud, autor, anëtar i Këshillit të Fondacionit ISEAL-it

 DRITON KAJTAZI – autor, mësimdhënës Kolegjin Léon-Michaud (Yverdon VD), drejtor i ISEAL-it

  DATË: 7 qershor, 2019 (e premte)
 Koha: 18h00
 VENDI: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich
KONFIRMIMET: consulate.zurich@rks-gov.net 

BOTIMET:

  • Kosova: Histori e pranishme e një shteti të ri (aktet e Simpoziumit shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Universitetin e Lozanës)
  • Kosova: Histoire présente d’un nouvel état (botim në gjuhën frënge, aktet e simpoziumit shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Universitetin e Lozanës)
  • Rrënjë për tu rritur gjetiu (tekstet e tri çmimeve të para të një konkursi letrar të mbajtur nga Universiteti i  Lozanës dhe ISEAL, botim në gjuhët frënge dhe shqipe)
  • Urtësi nga Kosova (botim në gjuhët shqipe, frënge, gjermane, italiane dhe angleze.)