Sarma me fleta rrushi
Për përgatitjen e kësaj recete iu nevojiten:
Fleta rrushi
Mish i bluar
Oriz
Qepë
Kripë
Piper i zi dhe piper i kuq
Vaj ulliri
Mënyra e përgatitjes:
Së pari fletat e rrushit i pastrojmë dhe i vëmë të marrin një valë në ujë të vluar, sa të zbuten pak. Pastaj i largojmë dhe i lëmë të kullojnë.
Ndërkohë, grimë imët qepën dhe e hedhim në tiganin me vaj. Fërgojmë derisa qepa ta lëshojë vajin e thither nga tigani. Pastaj shtojmë mishin e bluar, përziejmë mirë. I shtojmë kripën dhe piperin e zi. Pasi mishi të gatuhet, i shtojmë orizin dhe përziejmë edhe për pak. Krejt në fund shtojmë piperin e kuq dhe e kemi gati.
Marrim fletën e rrushit, në mes të së cilës hedhim një lugë nga masa me mish të bluar dhe oriz. Mbulojmë mirë anët dhe mbështjellim. Gjithmonë kur i vendosim në tenxhere, së pari shtrojmë një shtresë me fleta rrushi pastaj radhisim sarmet sipër. Spërkasim me vaj ulliri dhe i vëmë një pijatë sipër dhe shtypim pak me dorë. Hedhim ujë derisa të dali jashtë pijatë.
Tenxheren e vëmë të ziejë, fillimisht në temperaturë maksimale, pastaj ia ulim atë dhe i lëmë të ziejnë ngadalë.
Para se ti servoni, mund ti radhisni në tavë dhe ti fusni në furrë.






























