17.7 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Fol Shqip Show : emblemë e diasporës, një ambasadë e denjë saj

Nga Hava Kurti Krasniqi

Se odës së Altin Markut po i nihet zani për të mirë kjo po dëshmohet me shikueshmërinë.
Çdo të shtune përcillet në televizionin 21 në Kosovë e në Maqedonl e gjithandej nëpër botë ku ka shqiptari.

Emisioni po pret e po përcjell jo vetëm personalitete shqiptare por edhe nga të gjitha kulturat botërore. Ky emision me një interval kohe prej dy orësh transmeton vlera të llojllojshme.

Kemi parë shkenctar,bujq,mësues,mjek,politikaj, shkrimtar,sportist, etj.
Por kush e bën kaq të dashur këtë emision?
Emisionin Fol Shqip e bën të veçant ambienti familjarë i krijuar brenda personazheve në staf. Themeluesi i emisionit është Altin Marku artisti nga Tirana i cili i luan me shumë talent rolin e Edi Ramës,dhe Ramush Haradinajt,Milaim Zekës, etj. Altini është edhe këngëtarë dhe komedian i talentuar.

Merita e përpilimit të stafit i takon pra ideatorit Altin Markut,i cili jeton tanimë në Zvicër. Stafi ka një djalë të lindur në Zvicër Marash Pulaj i cili përfaqson gjeneratën e dytë. Në fillim të emisioneve të para Marashi nuk fliste kaq bukur shqip por tani ka një shqipe të rrjedhshme si në dialekt e si në gramatikë.

Marashi është me Altinin bashkëmoderator në emision. Ai dikur ka kënduar këngë në gjuhë gjermane por tani këndon edhe shqip. Altini tanimë ka marr zemrën e shumë fansave në Atdhe e diasporë.Ajo që na bënë ti besojmë suksesit të tij është : shpirti i tij i madh. Nuk bën dallime partiake,regjionale apo religjionale.Ka zemër shqiptari. Dhe me këtë emision: ai ngjanë të jetë shpëtimtari. Janë në fokus temat kundërasimiluese pa u larguar nga temat integruese. Stafi ka një «Hallë» që prezanton qytetet, ka edhe një «Dadë» ajo është zvicerane që e flet shqipen sikur të ishte shqiptare e lindur në Shkodër apo në Kosovë.

Emrin «Dadë» i pari ia vuri Altin Marku për respektin si ndaj motrës. Dada pret mysafirët në studio me një kulturë shqiptare. Ua vë mikrifonin,dhe kujdeset bujarisht per ta.  

Stafi ka edhe grimeren e vet. Ajo me artin e saj magjik kujdeset për dukjen e stafit dhe mysafirëve të emisionit. 

Stafi ka një digjej. I ka edhe kameramanët të cilët janë të organizuar shumë mirë me njëri tjetrin. Emisioni ka edhe bashkpuntorët e vet në Kosovë. Stafi do të pranojë në të ardhmen edhe antarë të rinj në elitë,shqipëtar e zviceran,pa dallim. Fol Shqip Show ka edhe publikën e cila është si një familje,ka shoqatat kulturore që për festa vijnë e këndojn prore. Poashtu të madhërishëm e bëjnë këtë projekt edhe sponzorët besnik të cilët janë në mbështetje e besimi të këtij emisioni kaq simpatik. Tani sapo u mbyllë sezona e emisionit dhe sezona e re fillon në shtator. Priten jo vetëm risi në start të sezonës së re por edhe po pëshpëritet ardhja e një komedie të re në bashkpunim të Altinit me një artist të njohur zviceran.

Në mes të atdheut dhe diasporës emisioni Fol Shqip Show po i jep një dritë shkëlqimi imazhit të kombit. E ka thënë Gjergj Fishta i madh:» Gjuha është pasaporta e gjallë kombëtare» edhe Fol Shqip Show po i bën nder gjuhës dhe kulturës ardhetare.