Përbërësit:
220gr miell
100gr gjalpë
100gr sheqer
1 ve
2 lugë gjelle kos
1 lugë caji pluhur për pjekurina
Pak kripë
Bajame, arra, fëstëk (sipas dëshirës mund të zgjidhni cilën të doni)
Për sherbet iu nevojiten:
200gr sheqer
200ml ujë
Lëngu i një limoni
Sheqer vanilje
Mënyra e përgatitjes:
Preferohet që së pari të përgatisni sheqerin, sepse ai duhet të jetë tërësisht i ftohur kur ti hidhet sheqerpareve. Sherbetin ziejeni mjaftueshëm dhe lëreni mënjanë të ftohet në mënyrë që të fitojë dendësinë e duhur.
Ndërkohë, fillojmë me përgatitjen e sheqerpares.
Fillimisht në një enë hedhim miellin, sheqerin, vezën, kosin dhe pluhurin për pjekje dhe i përziejmë, pastaj ia shtojmë gjalpin e shkrirë por jo të ngrohtë dhe një maje gishtash kripë. Përziejmë me dorë derisa masa të marrë formën e brumit të punuar mirë. Tavën në të cilën do ti pjekim sheqerparet e lyejmë me gjalpë. Marrim nga brumi mjaftueshëm sa për të bërë një rrumbullak të cilin e vendosim në tepsi duke i bërë një vrimë në mes. Duhet të keni kujdes të mos i vendosni shumë afër njëra-tjetrës sepse gjatë pjekjes do të fryhen. Kështu bëjmë me të gjithë masën e brumit. Pasi ti kemi të renditura në tepsi, në mes i vendosim arra, lajthi, apo fëstëk dhe i pjekim në 180 gradë për 20-30 minuta.
Pasi ti kemi nxjerrë nga furra i lëmë të pushojnë pak dhe ia hedhim sherbetin sipër. E lëmë të qëndrojë derisa sherbet të largohet.






























