Nnë qytetin e Gjilanit, është vendosur portreti i komandantit dhe heroit Agim Ramadani, mozaik i punuar me plumba. Ky mozaik u punua nga Besart Gashi, nndërsa ideator dhe spozor ishte Muhamet Ajrullahu, i cili ka thënë se e kishte ëndërr të kahmotshme, ta bënte një portret të heroit Agim Ramadani në mes të qytetit të Gjilanit, që cdo mëngjes dhe cdo mbrëmje, ai të zgjohej dhe të binte bashkë me ne.
Ajrullahu është shprehur jashtëzakonisht i emocionuar, duke thënë se nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta kemi në mesin tonë, njërënn nnga figurat më të shquara të luftës clirimtare të UCK-së në Gjilan dhe Kosovë. Me emocion e kanë parë këtë portret jo vetëm ata që e realizuan këtë ide, por edhe qytetarët, mburrja e të cilëve është e jashtëzakonshme, lidhur me figurën heroike të heroit tonë. Ata thanë se Agimi na është kthyer në mesin tonë.
Ky mozaik është punuar nnga 276,138 gëzhoja plumbash.


























