17.7 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Ndeshja ne mes te Juventus dhe Ajax sonte

Juventusi do të nikoqir i skuadrës së Ajaxit, ku para një jave barazoi 1:1 në Amsterdam Arena në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo do të kthehet në formacionin startues pasi ishte nuk u paraqit gjatë fundjavës, por nuk do të jetë në dispozicion Mario Mandzukic.

Paulo Dybala, Douglas Costa ose Moise Kean janë mundësitë për të zëvendësuar sulmuesin kroat.

Giorgio Chiellini nuk është rikuperuar nga lëndimet në kohë, por në skuadër është përfshirë Emre Can.

Daniele Rugani ishte në dyshim përpara ndeshjes së mbrëmjes, por është në skuadër dhe pritet të fillojë këtu. Edhe veterani Andrea Barzagli është në gatishmëri.

Federico Bernardeschi është i vetmi lojtar që rrezikon që mos të paraqitet në ndeshjen e radhës shkaku i kartonëve të verdhë.

Ajax do ta ketë në dispozicion pas pezullimit, Noussair Mazraoui, por ka humbur shërbimet e argjentinasit, Nicolas Tagliafico. Si rezultat i kësaj, Daley Sinkgraven mund të startojë në këtë ndeshje.

Frenkie de Jong është në dyshim pasi ka lënduar këmbën në fitoren e fundjavës 6:2 kundër Excelsiorit.

Klaas-Jan Huntelaar u përfshi në katër golat në fundjavë, por nuk pritet të fillojë që nga minuta e parë.

Mungesa e De Jongut mund ta detyrojë trajnerin Marc van Bommel të ndryshoj formacionin dhe në sulm të luajë Kasper Dolberg.

Matthijs de Ligt dhe Daley Blind janë një karton larg pezullimit për ndeshjen e radhës në rast të kualifikimit në gjysmëfinale.