20 vjet më parë, qindra të rinj e të reja, luftëtarë dhe guximtarë që I dolën zot vendit, iu bashkuan Brigadës 162 “Agim Bajrami” , për të rënë heroikisht për atdheun e tyre. 9 prilli shënon 20 vjetorin e betejës së Kacanikut, ku ranë dëshmorë luftëtarë guximtarë e patriot, për të jetuar gjithmonë me veprën e tyre në mesin tonë.
Këtë datë, pas humbjeve të njëpasnjëshme që ushtria serbe po pësontë nga luftëtarët e UCK-së, kishte planifikuar sulme vrasëse, duke grumbulluar forca të mëdha për të sulmuar popullatën civile në Rakoc.
Në betejën e 9 prillit në Lagjen e Re të Kacanikut, u zhvilluan luftime të ashpra, ku në fronin e betejës ranë heroikisht: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha. Ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

























