Një nga personalitetet e njohura publike në Kosovë, Ismet Krasniqi Lala, qoftë si aktor, krijues apo edhe si ideator e organizator i manifestimeve të shumta kulturore në Kosovë e në trojet tjera etnike, mbrëmë me shumë një ngrohtësi e dashamirësi në një shkolle zvicerane, në Winterthur, promovoi dy librat e tij më të ri.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Ishin këto dy veprat, tejet simpatik, si për nga përmbajtja ashtu edhe tematika: » Çelna udhë» (Përmbledhje me poezi të autorëve shqiptar kushtuar Shën Nënës Terezë) dhe «Lindja e Luftëtarit», dramë në tri akte, botim i dytë, për të cilat fjalë rasti mbajtën krijuesit tanë në mërgatë: Gani Bytyçi, Ibish Neziri dhe Muharrem Blakaj, ndërsa që disa nga punimet e tij me këtë rast i lexoi poeti nga Shkupi, Sami Sherifi, që si edhe Lala është mysafir tek të afërmit e tij në Zvicër. Ndërsa disa nga vargjet e Lales i recitoi Nexhë Isufi, kryetar i Ansamblit “Vatra”.
Ndonëse pjesëmarrja në promovime, ka rëndë dukshëm në Zvicër, kjo nuk ndodhi edhe mbrëmë me rastin e promovimit të librave të Ismetit, ngase vet ansamblit “ Trojet”, që udhëhiqet nga Zeqa Gashi ishte përkujdes për një organizim sa më të mirë, madje edhe me disa pika artistike të vetë “Trojeve” në përgatitje të koreografit, Arsim Berisha.
Karakteristike e këtij promovimi ishte vet atmosferë shumë e ngrohtë e vëllazërore, në të cilën ndikoi personalitetit prej një aktori e humoristi i Ismet Krasniqit- Lala, bashkë me pranin e aktorit Niman Muqa që po ashtu ishte një mysafir i mirëseardhur në këtë mbrëmje të përshkuar me ambient miqësor, ku një rol të këndshëm





















































