14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Në Cyrih u mbajtën Takimet Pranverore Poetike të Diasporës

Në lokalet e Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, SHKSHZ në bashkëpunim me këtë qendër, organizuan „Pranverën Poetike të Diasporës 2016“, meqë rast çmimin „Penën e art të Martin Camajt“ për poezi e fitoi Dan Kosumi

Në emër të Qendrës Kulturore të Kosovës Takimet i shpalli të hapura Drejtoresha e QKK zonj. Shukrije Ramadani, ndërsa në emër të SHKSHZ të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Kryetari I SHKSHZ poeti Shaip Beqiri. Më pas u bë shpallja e fituesve nga konkursi anonim për poezi, prozë dhe ese. Juria në përbërje: Shaip Beqiri, Sabit Gecaj dhe Bujar Salihu, para të pranishmëve bëri shpalljen e rezultateve: Për poezi juria vendosi që vendin e parë t’ia ndaj poezisë „Ky muaj“, shifra „Letra Vija“, vendin e dytë poezisë „Dashuri e vështirë“ shifra „20“ dhe vendin e tretë poezisë „Fëmijëve të uritur të botës“ shifra „Saknusem“. Për shkak të konkurrencës më të dobët për tregimin, juria vendosi të ndaj vetëm dy çmime, vendin e dytë ia ndau tregimit „Porosia“ me shifër „M3210H“, kurse vendin e tretë ia ndau tregimit „Dora e jetës“ me shifër „Fjala“ që rezultoi të ishte i Miradije Maliqit.

Luten autorët fitues që të dëshmojnë autorësinë. Do theksuar se konkursit nuk i kishte arritur as një ese. Për momente të këndshme muzikore u përkujdes Analiza Schneller Në orën letrare punimet e tyre i lexuan Shaip Beqiri, Dan Kosumi, Sabit Gecaj, Gani Bytyqi, Miradije Maliqi, Bujar Salihu dhe Brahim Avdyli. „Penën e art të Martin Camajt“ juria në përbërje Shaip Beqiri, Sabit Gecaj dhe Bujar Salihu i’a ndau poetit, Dan Kosumit.

(Teksti Bujar Salihu me fotot nga Rexhep Rifati )