24.1 C
Zürich
Samstag, September 19, 2026

Në Cyrih: dy ditë aktivitete në nderim të jubileut të Adem Demaçit

Më 21 e 22 shkurt, në kuadër të 80 vjetorit të lindjes, krahas simpoziumit që trajtoi një varg temash nga jeta dhe vepra prej një atdhetari e shkrimtari të Adem Demaçit u mbajt edhe një program artistik dhe u hap një ekspozitë fotografish në Qendren e Kulturës së Kosovës në Cyrih

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Kahmotë kanë filluar përgatitjet në Zvicër për mbajtjen e një aktiviteti të kushtuar njërës nga figurat madhore të kombit tonë të shekullit 20-të, Adem Demaçit. Për këtë u përkujdes një Këshill i veçantë organizativ i themeluar në kuadër të Fondit:“ Nderi i Kombit- Adem Demaç“. Kështu, më 21 e 22 shkurt, në nderim të 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit u mbajt një simpozium, u mbajt një programi artistik në Pallatin Volkshaus të Cyriihut, si dhe u hap një ekspozitë fotografish në lokalet e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Cyrih.

Simpoziumi, që trajtoi një varg temash nga jeta dhe vepra prej një atdhetari e shkrimtari të bacës Adem, qe rast i mirë që nga afër të dëgjohen shkrime, disa nga të cilat edhe nga bashkëvuejtësit e tij në burgjet e ndryshme të ish- Jugosllavisë.

Simpoziumi, në nderim të 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit filloi paraditën e 21 shkurt me një seancë plenare të drejtuar nga Kryesia e punës: Sejdi Gegaj, kryetar; Ibish Neziri, përgjegjës; dhe Isuf Sherifi e Adnan Asllani anëtarë, ndërsa që fjalën e hapjes e mbajti Ibish Neziri e atë përshëndetëse, Sejdi Gegaj, që të dy të burgosur politik , që në të njjetin burg vajtën denimin e bacën Adem, në burgun e Stara Gradishkes.

Më pastaj në seancën e parë të drejtuar nga Hasan Ukëhaxhaj, Nufri Lekaj, Kadri Rexhaj, me tema të veçanta u paraqitën: Adnan Asllani: „ Adem Demaçi – Hallkë lidhëse e brezave për liri“; Agush Buja « Adem Demaçi dhe SHKSH „Mëmëdheu“; Bejtullah Tahiri: „Adem Demaçi dhe motivi për liri“, Bislim Elshani: „Roli emancipues i veprës letrare të Adem Demaçit“, Emrush Xhemajli: „ Adem Demaçi dhe LPK“ dhe Fatmir Arifi: „ Filozofia politike bashkohere e Adem Demaçit“.

Ndërsa që seanca e dytë me drejtuesit vazhdoi me referuesit; Fehmi Berisha: „ Adem Demaçi fugurë artistike frymëzimi“; Florim Berisha: „ Ndikimi i Adem Demaçit në Luftën Çlirimtare të Kosovës“; Hasan „Ukëhaxhaj Adem Demaçi poet“, Ibish Neziri: „Adem Demaçi në burgun e Stara Gradishkës“; Imer Xh. Lladrovci: „ Adem Demaçi- një titan i shqiptarisë“; Isuf Sherifi: „ Demaçi dhe Mandela“; Kadri Rexhaj: „Vështrim për dramën e Adem Demaçit „Politika dhe pushka“.

Në seanca e tretë referuan: Mikel Sopi. „ Adem Demaçi edhe simbol i tolerancës ndërfetare dhe ndërnacionale“, Nufri Lekaj: „ Roli i Adem Demaçit në promovimin e të drejtave të njeriut të ndërlidhur me proceset e kartës së Helsinkit“; Ramadan Avdiu:“ Ndikimi i figurës së Adem Demaçit dhe LRBSH-së në organizimin e lëvizjes ilegale, deri në fillimin e luftës së armtosur“; Ramadan Pllana:“ Baca Adem – feniksi i ndërgjegjes sonë kombëtare“ dhe Sabri Kiçmari: „ Diskurs teorik mbi filozofinë politike të Adem Demaçit“

Në seancën e katërt me trajtesa u paraqitën: Sejdi Gegaj: „ Zëri i Kosovės dhe Adem Demaçi (deri nė vitin 1990)“; Sylë Arifi Adem Demaçi, hero i përmasave botërore!“; Shaip Beqiri: „Adem Demaçi ndërmjet dy kohëve në letërsi dhe në politikë“ dhe Tahir Gecaj: „ Pasqyrim i një periudhe karakteristike për organizim jo adekuat në planin e çlirimit kombëtar“; Vaxhid Sejdiu: „ Personifikimi i figurës njerëzore dhe letrare të Adem Demaçit!“ ; Xhevat Hasani Adem Demaçi dhe mërgata shqiptare“ dhe Xun Çeta: „ Demaçi i dy epokave Shqiptare“

Pas një fjale përmbyllëse të Adnan Asllanit, në simpozium u pajtua që kumtesat të përmblidhen dhe botohen në një libër të veçantë.

Më pastaj diku në ora 19 filloi programi artistik, ku pos pjesëmarrësve të simpoziumit ishin edhe bashkatdhetarë të tjerë të shumtë. Pas një përshëndetje të të pranishmëve nga ana e kryetarit të këshillit organizativ, Sejdi Gegës, një fjalë rasti e mbajti ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni, i cili figurën e Adem Demaçit e radhiti në mesin e personaliteteve të mëdha të kombit.

Programi artistik u përshkuaa nga valle të luajtura ngaa Shkolla Shqiptare e Vallëzimit Shota si dhe me këngëtar e instrumentist, ndër ta edhe Shpend Shaqa, djali i Dëvish Shaqës, Ajshe Muriqi- Fetaj e artistë të tjerë më të ri.

Ndërsa më 22 shkurt në lokalet e Qendrës së Kulturës së Kosovës po në Cyrih, u hap një ekspozitë me fotografi nga jeta e Adem Demaçit, shoqëruar edhe me një pikture mbreslënëse të piktorit Arsim Berisha, një fjalë rasti e mbajti Sali Sefaj, konsull i Kosovës në Cyrih, i cili pasi falënderoj gjithë ata që i kontrubuuan organizimit të kësaj ngjarjeje kulturore, propozoi që ekspozita të bartet edhe në qytete tjera të mëdha të Zvicrës dhe jashtë saj.

Ndërkaq nga jeta e përbashkët në burgun e Stara Gradishkës me Adem kujtime evokoi i burgosuri politik Ibish Neziri. Ndër ata që kishin vujtur denimin po në këtë burg me bacën Adem ishin edhe dy të burgosurit politik Rizah Demaj e Sejdi Gegaj.