NË MBËSHTETJE TË KANDIDATËVE SHQIPTARË NË ZGJEDHJET NACIONALE ZVICERANE TË 18 TETORIT 2015 !
Qendra Kulturore Shqiptare me seli në Eugen-Huberstrasse 19a Altstetten/ZH, pranë Konsulatës së Kosovēs, në bashkëpunim me Bashkēsinë Shqiptare në Zvicēr, me datë
0.3 tetor 2015 nga ora 10.00, në lokalet e lartëpërmendura organizon takim informativo – promovues për të gjithë kandidatēt shqiptar që garojnë në zgjedhjet parlamentare zvicerane të 18 tetorit 2015.
Ftojmë kryesitë e shoqatave shqiptare në Zvicër, që në këtë takim bashkërisht të informohemi, debatojmë e meremi vesh për format dhe mundësitë e mbështetjes-mobilizimit të energjive tona, në mënyrë që në këto zgjedhje të dëshmojmë se jemi të organizuar, të bashkuar dhe të integruar.
Të pranishëm në këtë takim do tē jenë Ministri i Diasporës z. Valon Murati dhe përfaqësues të institucioneve zvicrane!
Punimet e takimit do të përcillen nga mjetet mediale të informimit si TV 21, nga radiot lokale, përfaqësues të shtypit dhe portaleve informative në Zvicër.
Me nderime e respekt
Shukrije Ramadani
QENDRA KULTURORE SHQIPTARE
Eugen-Huberstrasse 19a, 8048 Altstetten/ZH
Shukrije.ramadani@gmail.com
+4176/5640138

























