17.9 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Dr. Ornela Radovicka: Hegjemonia kulturore!

 

 

I thonë një fjale:

Punën e beje Unë, meritat i merr Ti..!!

punën e bënë të tjerët, meritat  i merr  tjetër  kush!

Ne Hora u mbajt një eveniment  internacional te botes shqiptare, ndoshta këtë gjë pak e kuptuan.

E kam ndjekur qe nga fillimi projektin me iniciativën  e shoqatës  “Horës se Skënderbeut”,  mbi përcjelljen e shtatores  gjigande te Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, te skulptorit Gëzim Muriqi, qe nga momenti i projektit te tij deri ne realizimin e saj me date 30 Gusht ne Hora te Arbëreshëve ne Sicili…e,  dua te shtoj që në fillim qe me sa di unë shteti shqiptar nuk dha asnjë gram ndihme konkrete për te përcjellë  këtë shtatore, por  kjo u krye fale një shoqate e quajtur “Hora Skënderbeut” donatore me ndihmën e emigranteve neper botë  qe i dorëzoi Horës  me sukses këtë vepër gjigande.

Ne këto rreshta  nuk do te ndalem te përmend as ato figura te shquara qe u përmendën nga Kryetari i komunës zoti Petta, te përfshirë ne  Konferencën  mbajtur prane  komunës se  Hora e Arbëreshëve, ku çdo gjë u organizua nga nikoqiri i shtëpisë e s’kam ç’të shtoj, as  nuk do te ndalem ne  atë  polemike përsa i përket disa prej  simboleve qe ka përdoru skulptori Gëzim Muriqi ne veprën e tij, sepse ne rradhë te parë nuk jam kritike arti ku duhen  kompetenca, dhe si e tille  nuk dua te bëhem as qesharake e as  preh e lojërave politike ku shpesh herë  me hire apo pa hire  do te ndjekësh atë aksiomën ku 1 +1=3  apo  sfere e atij  boshti te teoremës: Thirri  derrit Dajo»…

Por dua te shtoj atë  shirit, ku shume individë  disi » te dukshëm» ne kontributin e tyre  u kthyen ne «invisibile»..

Strukturat shoqërore, ne vlerësim e njerëzve te punës  kane patur gjithmonë hapësirën piramidale.

Ne  ato tavolinat  gjerarkike ku  nastradini yne thoshte:

«Ha binish mish»….ku edhe prifti kërcen nga belaja..

Tavolina te tilla  jane ndryshe  nga ajo e tavolines  rrumbullake Artur, ku te gjithë  janë te barabarte,  e ku, gjendet  ajo «gota e  shampanje»  virtuale e shpirtit fale te atij e protokolli  për ata njerëzit e vyer te cilët duhet te ishin përfshirë, për kontributin e tyre ne boten arbërore. Nuk janë shume, janë pak, por qe jo gjithmonë ka tepër kohe për ta, sepse shpesh  skenën e mbajnë   ata qe iu jep gishtin te marrin krahun.

Kjo dobësi bene qe ne këtë eveniment internacional  shume autoritete te «eklipsohen».

Kishin ardhur  me dhjetëra e dhjetëra shoqata si ajo e Lidhjes  Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e drejtuar me poetin  Zoti Musa Jupolli  me te shoqen te cilet mbështesin me mish, shpirt botën arbëreshe.

Musa mbante ne duar  librin e At Belluscit te cilën e kishin  nxjerre ne kohe rekord dhe as emrin nuk ua përmendi kush!..

Aty ishte edhe zonja Shukrije Ramadani,  përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës ne Zvicër,  e shoqja e komandantit Agim  Ramadani, një grua e thjeshte dhe  fisnike, por edhe ajo u  anashkalua disi.

Aty ishin përfaqësues si prof Hazir Mehmeti studiues,  përfaqësues i shoqatës ne Austri,  mbështetës i botes arbëreshe por edhe ai  si thotë » Likja» u la si Lipe-shtogu prapa  liste

Kishin ardhur nga shume kontinente si: Kanada, përmendim  Dr  Ruki Kondaj, e cila futi ne parlamentin e Kandas promovimin e botes  Shqiptare dhe atë Arbëreshe dhe dallohet per një kontribute  te jashtëzakonshme.

Kishte ardhur  nga Franca një vajze e re, mësuese ne konservator, dhe mbështetëse e kulturës Arbëreshe bukuroshja dhe artiste Fatjona Matraku  e cila kishte harxhuar kohe, dhe përgatitur për një koncert  mes  miqve  te saj ne Hora  te Arbëreshëve, dhe iu ishte anuluar ky koncert  me piano.

Por, dua te ndalem  tek ajo ngjarje e bukur, ne atë Horën e mrekullueshme ku te gjithë se  bashke përjetuam  ato emocione, alkimi e gjakut te shprishur dhe   «mërgimtarëve modern» ku Hora i ngjante një Feniksi ne flak me dëshirën e përjetshme per tu ringjallur. Por Hora ne veten e saj   është epidemike di te hap krahët e saj dhe di te mbledhi vëllezërit e motrat me te njëjtin  gjak…qe flasin te njëjtën gjuhe.

Ne këtë manifestim  kishin ardhur shume mërgimtarë qe vinin për here te pare. I shikoje sepse iu ndrinin sytë nga gëzimi.

Takova mësues te  diasporës, si  Nustret Derguti, i cili sapo kishte dale ne pension, dhe i  emocionuar si kurrë u tregua i gatshëm për te qene krahë vëllezërve Arbëresh për çështjen e shkollës  dhe mësimit te gjuhës

Ishte familja komplet e Veli Berishes, e Dan Morines, me familjen e tyre te mrekullueshme,

vajzat e djemtë e apostullit  Rexhep Rifati, Teuta Kerhani-Rifati  me motra, vëllezër, simdhe vajza  e  arkitektes dhe poetes Shqipe Bytyqi

Prezent si gjithmonë  mjeku Faik Elezi se bashku me te shoqen e tij, ne boten arbëreshe sa here qe flitet për Gjergj Kastriotin.

Lec Rexhei Leci, si dhe shume  djem e vajza shqiptar te Kosovës  me entuziazmin e tyre qe i dhanë adrenaline, energji këtij evenimenti

Te me falin te tjerët  qe nuk përmenda emrat, te cilët edhe pse nuk ishin pjese e një protokolli ne konferencën e mbajtur nga kryetari Petta , gjë e cila  me At Belluscin  kjo nuk do te ndodhte kurrë sepse At Belluscit  donte te dinte deri ne minutën  e fundit kush ishin përfaqësuesit dhe i merrte një nga një dhe i falënderonte ashtu saç i ka hije mikut te respektohet.. dhe këtë gjë kryetaret e bashkive Arbëreshe duhet ta marrin si shembull prej tij.

Sikur mos te  mjaftonte  me kaq, si I thone asaj fjale: Mire gomari na  ngordhi, por nuk na lenë as mizat rehat…shpërthejnë ne disa rrjete sociale shqiptare ku përdhunohet nje pune kolosale e bërë me shume sakrifica nga  diaspora!

Qe ne shqiptaret edhe Perëndisë me te mire ne absolute i nxjerrim defekti  këtë  e dija, por te politizosh një shtatore me figurat  politike te Shqipërisë, ku  ne këtë rast shteti shqiptar i Shqipërisë nuk hyn fare, përveç  prezencës simbolike  te zonjës  Parlamentare  Elisa Spiropali,  kësaj i thonë siç thotë populli , «s’ka b..th te rri»

Shtatorja Vigane me stilin e tij  «gjigand e Viking» i shton akoma dhe me tepër potencën heroit tone arbëror.

Arti është subjektiv, dhe behet me sytë  e piktorit  e jo me sytë e tu, por mund te behet edhe me vizionin  tënd, me kritiken tende por brenda asaj zone ku nuk preket dinjiteti i tjetrit, ku nuk kalohet ne ofendime!

Arti nuk është instrument dogmatik(se ndryshe nuk është art)

Jemi pjesëmarrës  te kritikes por nuk  jemi askush qe  te gjykojmë!

Mjaft gjykuam se nxjerrim vetëm injorancën!

 

Vëllezër  shqiptarë,  te Shqipërisë  qe iu ka merre  mendjen politika, mësohuni qe ne jete ka edhe te jesh » Donator » për te mirën e kombit.Mësohuni qe ne jete ka edhe Art dhe se Arti nuk ka pasaporta, nuk  ka kufij, dhe se  Gjergj  Kastrioti,  quajtur «Skënderbeu «do ti apo nuk doni ju është heroi i kombit!

Me parlamentaret  tuaj mund te bëni c’te doni, i keni zgjedhur vet,  por mos OFENDONI  INTELIGJENCEN  E POPULLIT  ARBERESH, te cilët  e pranuan  me dëshirën e tyre  këtë dhurate nga emigrantet shqiptar  te Kosovës, te cilët ngushtuan buxhetin e tyre, morën rrugën dhe kaluan çaste te lumtura me vëllezërit e tyre Arbëresh, dhe rriten bashkëpunimin, vëllazërinë, midis dy vëllezërve me , me te njëjtën gjuhe, me gjak te shprishur neper bote!

Arti është  estetik mund te pëlqej apo mos te pëlqej. Arti është ide, dhe idetë provokojnë, hapin mendime, kontraste, por askush nuk ka te drejte te shtypi ato…

Ta transformojë atë si përdorim per çështjet e veta  politike kjo do te thotë hegjemoni kulturave, është krim për artin!

Për ndihmesën e madhe të dhënë ne këtë ceremoni  dua te falënderoj shoqatën “Hora e Skënderbeut”:   Veli Genc Berisha , Da Morina, Adnan Asllani, mikun  Rexhep Rifati, e shume  vëllezër  te tjerë shqiptar  te Kosovës ne mërgim, qe i pash te lodhur, te dërrmuar, por nuk humben  kurrë as logjikën dhe as buzëqeshjen.

Ishin dinjitoz ne performancen e tyre.

Një përshëndetje te madhe grupeve «Shota», «Lyra», “Bashkimi”  etje qe ishin asamble vërtet me një profesionalitet te larte dhe me shpirtin artist qe na bene për vete e na rrengjethen mishin

Rrofshin mërgimtarët shqiptare te Kosovës, ne Zvicër, Gjermani, Austri, e gjetke, qe nuk u kursyen dhe mbërritën  te Hora e Arbëreshëve, dhënë me te mirën e mundeshe dhe mbi te gjitha i dhanë  çaste jete  abreshëve te Hores se Arbëreshëve ne Sicili te cilat me shume  sakrifica mbajnë  gjallë  gjuhen, kulturën, traditën si askush tjetër!

 

Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e themeluar  nga At Bellusci