15.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Blerim Rrecaj – Tri poezi

Ideale

Isha
Jam
Fëmijë
Vrapoj
Nëpër
Pafundësi

Përballë kalasë

Pijmë nga një kafe e rrijmë me nge’
Në zemër të Vushtrisë
Përballë kalasë
Ku me nge’ si ne luajnë këta fëmijë

Një lojë e re

Dy fëmijë duke u kthyer nga shkolla
Pas përfundimit të mësimit për sot
Ndiqnin sho-shoqin
Këtë lojë po e shihja herë të parë
Vraponin në dritë dielli
Jo njëri-tjetrit t’ia lenin ngile
Por t’ia shkelnin njërit-tjetrit
Hijen e trupit me këmbë