13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare LORIK CANA, mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare LORIK CANA, mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, ka mbështetur kërkesën e Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ai ka shkruar:

Mbështes nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Romë 03.01.2023

Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» falënderon nga zemra Kapitenin Lorik Cana për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne dhe i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë.