14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

20 vjetori i Masakrës së Korishës

Sot janë bërë 20 vjet qysh kur kishte ndodhur Masakra e Korishës, më 13 maj 1999. Kjo masakër ndryshe u njoh edhe si masakra më e tmerrshme që u bë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të asaj ane. Kjo ditë, që njihet si Dita e Martirëve, në Korishë kalohet me një dhimbje të thellë dhe jo vetëm në Korishë. Cdo vend që përjetori masakrën dhe që ka familjarë të masakruar, i pret dhe ipërcjellë me dhimbje të thella përvjetorit, ndërkohë që akoma askush nuk ka dhënë llogari për të gjithë gjenocidin dhe tmerrin e ushtruar mbi popullin e Kosovës. Kujtojmë që këtë vit, këto masakra shënuan 20 vjetorin njëra pas tjetrës, ndërsa drejtësia ende nuk ka ardhur në vendin e vet.

Ndryshe, më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan , Mushtisht, dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.