20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

21 ton mish i prishur i konfiskohet Bashkësisë Islame në Kosovë

Në Bashkësinë Islame të Kosovës sot gjatë ditës janë konfiskuar rreth 21 tonelata mish. Këtë e ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilt kanë thënë se kanë asgjësuar këtë sasi të mishit në njërën nga depot e BIK-ut, pasiqë ishte i prishur  dhe nuk i plotësonte kushtet për konsum.

Nga deklerata që AUV ka nxjerrë, kanë thënë se depo nuk ka pasur kapacitet ftohës për të ruajtur mishin, cka ka shkaktuar prishjen e tij në këto temperature të larta. Gjithashtu është thënë se pas kontrollave të duhura, është konstatuar se mishi ka filluar të ndërrojë ngjyrë dhe të kundërmojë, cka ka lënë të kuptohet se mishi është ngrirë dhe ri-ngrirë shumë herë, prandaj edhe do të mund të kishte qenë i rrezikshëm për ngrënie.

Në fund, AUV ka thënë se deri tek vendimi për asgjësimin e mishit, kanë ardhur conform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Një veprim i tillë është krejtësisht në përputhje me atë që inspektorëve të ushqimit i lejohet të ndërmarrin dhe nuk është guxuar të lihet një sasi kaq e madhe e mishit, në gjendje të prishur, të jepet për konsum të dikush tjetër.