14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

“20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”

Sot në Kosovë është shënuar 30 gushti, ditë kjo që njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur. Fati i këtyre personave për të cilët nuk dihet asgjë tash e 20 vitë, ka mbetur penng në duartë e shumë pushtetarëve, që nnuk kanë marrë asnjë hap konkret për të ndryshuar ndonjë gjë lidhur me këtë deri më tani.

Sot, në Prishtinë, për ti përkujtuar të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë, janë organizuar disa aktivitete, në mesin e të cilave edhe një protestë, në shenjë zhgënjimi për faktin që nuk është bërë asgjë. Këtë vit, protesta është mbajtur nën moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.

Fillimisht janë bërë homazhe tek memoriali I personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë është mbajtur marshi në sheshet e Prishtinës. Gjithashtu gjatë ditës është promovuar edhe libri “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” në rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur.