20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

18 Vjet Pavarësi – Një mbrëmje dinjitoze në Cyrih

Mbrëmë në Cyrih, me krenari të thellë dhe emocion të veçantë, shënuam 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në një mbrëmje solemne dhe dinjitoze, që bashkoi miq e partnerë të shumtë të vendit tonë.

Kjo ngjarje e rëndësishme mblodhi përfaqësues konsullorë dhe diplomatikë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Turqia, Kroacia, Portugalia, Republika Dominikane, Arabia Saudite, Gambia, Luksemburgu dhe Malta, si dhe autoritete zvicerane, miq ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve, shoqatave, komuniteteve fetare, mediave dhe mërgatës sonë të jashtëzakonshme.

Në cilësinë e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, ishte një nder dhe privilegj i veçantë për mua të mirëpres mbi 400 personalitete dhe bashkatdhetarë në këtë përvjetor kaq domethënës për shtetin tonë.

Kjo mbrëmje nuk ishte vetëm një moment festimi, por edhe një dëshmi e rrugëtimit tonë shtetformues, e miqësive të forta ndërkombëtare dhe e kontributit të çmuar të mërgatës në forcimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë!
Lavdi përherë sakrificës dhe përkushtimit për liri e shtetësi!