Shëtia e së shtunës
Vendosëm për një shëti kah kryeqyteti
Në orën një pasdite dolëm në stacion
Erdhi autobusi verdhosh numër 1
Ishte i mbushur me udhëtarë plot
Hipëm me të tjerët që prisnim
Pasi hapëm udhë për ata që zbritëm
Kontudktori erdhi mori paratë tona
Na dha dy bileta që do na vlejnë gjithë ditën
Pra ka pak kohë që me një biletë 80 centëshe
Mund të endesh 24 orë
Në të gjitha linjat e trafikut nëpër kryeqytet
Përjashtim bën linja për aeroport
Dhe nga stacioni përballë ndërtesës ku jetojmë
Përtej ndërtesës së Radio Kosovës zbresim
Presim 4-shin për të shkuar në Gërmi
Por ndalemi për qejf te ky parku tjetër
Hedhim hapa e hedhim fjalë
Në trotuarin ku tjetër po skaj udhe
Hyjmë e marrim ca gjëra në supermarket
Hyjmë e dalim nga dyert e një furre
Ecim ngadalshëm e pa nxitim
Përshëndetemi me ca të njohur që takojmë
Ata vazhdojnë rrugën e tyre
Natyrshëm në natyrë rrugën e vazhdojmë
Dhe hyjmë në parkun gjelbërimharlisur
Me shtigje për ecje e vrapim
Ndalemi te pllaka përkujtimore
Me heshtje t’i nderojmë gjithë këta martirë
Dhe rrijmë sa rrijmë në Tauk bahçe
Në një ulëse na trembin ca pika shi
Nisemi për një kafene brenda saj këtu afër
U trembën dhe lojtarët brenda fushave ku luanin tenis
Përreth trumcakë e zogjë endeshin
Nëpër drunj e çufrra nga rrembi në rremb
Ndërkohë vazhdonin ushtrime e gara
Pas qëndronte panoja “Dielli open”
Pikat pushuan para se të mbërrinim
Në verandë mbi kokë kemi çadrën mbulesë
Përreth gjelbërimi na bënte për vete
Rridhte një bisedë e këndshme e qetë
Pranë kemi një gëmushë jargavanësh
Lule gjysëm tharë e gjysëm lulëzuar
Ndërkohë një gjethe si një balerinë e talentuar
Ngagalë e shpejtë është duke u rrotulluar
Çohemi duke lënë mbi tavolinë gota e filxhanë
Kthjelltësi e qiellit rikthehet sërish
A nisemi andej kah Gërmia themi
E andej hapërojmë andej tash jemi nis
Rrugës mërrolet sërish një copë e qiellit
E na gostit me një buqetë pikash shiu
Dhe shkrihen ato pas pak çastesh
Pasi ndriti fort dielli e ato i përbiu
E mbërrijmë deri te stacioni i autobusëve
Skaj e përballë pishinës ku janë bërë ca punime
Pika të lehta shiu ranë përsëri
Përmbi mushkëritë e bardha të kësaj Prishtine
Ishim lodhur ne e edhe fëmijët
Morëm vendim e hipëm në autobus
Pas pak u nisëm drejt kryeqytetit
Siç u nis drejt tij edhe një muzg
Megjithëse u dha propozimi
Nuk morëm udhë për në park
Aty te Lagjja e Muhaxherëve
Në këtë stacion tjetër që e duam jo më pak
Pastaj ca ecejakeve të zakonshme
Nëpër Pallatin e Rinisë
Portreti i Ademit a thua çfarë vështronte
Shpirt i pavdekshëm lirie gjithherë më fort po ndrit
Dhe brenda pallatin ecëm dhe pak
Kah një hapësirë e liruar së fundmi
Një lulëkuqe e vetme paska mbirë
Krenare e bukur po kokën pak mban ulur
Ecëm pak nëpër shesh kryeqyteti
Pastaj në pritoren ku jemi duke pritë
Përballë qëndronte anagrami shqetësues
NO NEW Broken Republic
Kosova ka halle po do t’i tejkalojë
Problemet do i zgjidh e plagët do i zbus
Nuk do të bëhet vaj as gaz i botës
As nuk do i mbajë dy këmbë në një këpucë
Mirë tash të ndalemi ta lëmë me kaq
Mos të hyjmë mendimeve më thellë
Çështja shqiptare pret e pret zgjidhje
A thua ku morëm në thua e ku gabuam vetë
Presim në pritore se na presin strehat tona
Lëvizje njerëzish hijeshojnë këtë qytet
Ca ecin andej e ca këtej lëvizin
Dikush zbret teposhtë dikush ngjitet përpjetë
Hipëm në autobusin që erdhi në këtë çast kohe
Rrugë kthimi morëm paksa me mall
Detin s’e pamë po kos s’mund të ishte bërë
Po qielli si jogurt boronice mbi ne rrinte krenar


























