Isa H. Dërmaku
Nuk e dija në qante amoku për qenin apo për të birin e qenit…
(Kujtesa e prangave, dhe për krimet e mizorve që nuk zhduken dot)
(Poezi, për Gazeten e mirënjohur shqiptare “Transnacional.ch”, Zvicër, shkëputur nga Vëllimi poetik “Albanik solli dy lule InAlba”, të autorit Isa H. Dërmaku, e cila do të botohet së shpejti)
Nëpër gjurmët e heshtjes
Një pasdite të mjegullt,
Kalëronte nëpër gjurmët e të et.
Jo rastësisht, po…
Shikimi i tij qëndroi mbi qenin
Me ashtin në gojë,
Përtypjet e tij, si jehona të largëta,
Sikur i sillnin lot në sy.
Ashti… i fortë si vetë mizoria…
Por nuk e dija në qante amoku për qenin,
apo për birin e qenit…
Mbase për ashtin,
Mbase për të atin kryerenegat,
Mishin ja kishin ngrënë
Në kohët e egra të kohësisë.
Nxënësve të tij nuk u ngrinte sytë.
Studentët të ati s’i flisnin.
Errësirës i mbeti të përplasej me errësirën…
Si një paralajmërim i heshtur,
Si një analogji, që rëndonte mbi fytyrën e tij,
Zhdukje pas zhdukjeje, që fshihte turpin.
Çdo kujtim i Yni
Peshonte rëndë mbi kurriz të tij…
Si zinxhirët që lidhën dikur.
Dhe kujtesa e tij – e zezë si nata,
I rikthehej si siluetë krimi.
Në ato pranga serbe…
Ai sillte rreth vetes një fllad mjerimi,
Dridhej si kriminel, si një bishë në errësirë.
Mbase, pse na kishte lënë gjallë.
O Zot!
Na ruaj nga kameleonët…!
Nga ata që ndryshojnë ngjyrën, por jo shpirtin!
Nga ata që shndërrohen në kriminelë, amokist…
E mbeten të tillë – edhe në agimin më të bardhë!
(Prishtinë 12.02.2013)


























