Regjistrimi
Në çdo regjistrim
Humbkemi në Maqedoni
Faji është te ne
Kolltukun e kemi lakmi.
Me pasaporta biometrik
Ikim në Europë e më larg
Rrugën na e trasojnë lakmitarët
Eksodin në varg.
Luajnë me përqindjen
Si biliard xhepi
Aspak nuk mendojnë
Se në shtëpi digjet djepi.
O ju deledashë
Shikoni ç’bëjnë të tjerë
Për popullin e vet
O lakmitarë të mjerë.
Florim Useini aktualisht është kryetar i Rrejtit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. Poezia e lartshënuar është pjesë e poezive të librit të tij ‘Truri Pistë’ të botuar në vitin 2012.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore vazhdon me aktivitetet ku më së fundi ka ndarë Medaljen e Artë ‘Nismëtar Nderi’ për Isa Zeqiraj.





























