20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

“Klithma”, një libër, faqet e të cilit si një tren që përshkon tokën dardane

Vepra “Klithma”, i autores Alketa Gashi Fazliu është një libër i karakterit psikologjik, me dozë të karakterit, social, kulturor, historik gjatë viteve 1998-1999 të luftës në Kosovë. Një libër rrëfyes, interatiaktiv, prizëm dhimbjeje, që nuk lidhet me depërtimin e parabolës “kohës” e cila kërkon të rehatojë perspektivat e do që të zbeh hetimin.  

Me një gjuhë të rrjedhshme, të qartë, autorja na përcjellë ne historitë personale të tetë jetëve reale që rrëfejnë. Nuk janë netë dekameronike, apo histori të “Një mijë e një net”, ato janë histori gjaku, dhimbje fizike, e morale. Arena e saj janë fëmijë të plagosur, të vrarë, të përdhunuar, të gjymtuar, të përndjekur. Janë histori të vërteta në njerëz, me data, toponime, dhe lexohet qartë spastrimi etnik në gjenocid, përgjatë  luftës në Kosovë  nga viti 1998-99 deri  në  çlirimin e Kosovës.

Libri është trajtuar jo vetëm si tekst si trajtë interviste, por edhe me atë dozë artistike që bënë të rrjedhshëm dhe emocional leximin.

Prej detajeve të përshkrimeve dalin shtëpi të djegura, shkolla të shkatërruara, biblioteka që fyrzmojnë shtëllunga mallkimin, gjymtyrë të hedhur në ajër  nga shpërthimet e bombave, burra të burgosur,  shtëpi që ktheheshin në shkolla,  pika grumbullimi ushqimi për bijtë që ishin në male me UÇK, fëmijë e familje që u detyruan të linin çdo gjë e të shkonin drejt Shqipërisë, e nëpër botë.

Në rrëfimet e tyre fjalët kyç mbizotëron binomi: Krismat, bomba, të gjumtuarit… Ato shpërthime nuk ishin fishekzjarrë, siç  do t’i quante ndonjë nënë për mos traumatizuar fëmijët, por ishin predha shumë afër  shtëpisë, ndërsa shihje shembjen e banesave të tyre si dhe të fshatrave pranë.. Në atë tendë, ku  qëndroje i shtrirë mes dhimbjeve të gjymtyrëve të këputur, tani që po bie shi, mëma jote po përpiqet të mbledh ujë për t’u larë. Asgjë në këtë nuk i ngjan aventurave të udhëtimeve  që lexon në libra apo dëgjon nga ekranet. Asgjë prej kësaj vetëm dhimbja që tretej në heshtjen sterile. Krisma, dhe frikë e si për mrekulli, nëse do të  gjendej  qoftë edhe ndonjë traktor që familja të ngjitej lart  e për larg  për t’i shpëtuar vdekjes.

Klithma, nuk është as edhe  një reaksion absurd,  por ngashërimi esencial,  dhimbje  “Scheler- jane” që nuk  gjeneron  impotencë, por përvoja e të torturuarit të plagës, kthehet një vepër arti ose një rit viriliteti, e cila  nuk na fton të bëjmë dallimin midis mëkatit dhe fajit, por  e integruar në një matricë komplekse ndërveprimesh: biologjike- spastrim etnike  deri né gjenocid 

Faqet e librit janë si një tren që përshkon tokën dardane dhe çdo vagon mbart tetë tregime reale, të tetë personave; Atifete Gashi, Ganimete Latifi Abazi, J.K, A.B dhe K. B, Burim Përteshi, Altin Kelmendi , Rifadie Halili Ramiqi, Arben Guri  atë dozë hiri trishtimi  të  udhëtimit. Ai hi herë është humus dhe të ndihmon për të përballuar jetën, dhe herë herë  janë duna hiri,  karbon të djegur e të mos të ndizesh më.  Trauma dhe rezilienca apostrofohe në binom jete.

Libri hapet me  vogëlushen  Atifet, e cila kishte humbur nënën, shumë shpejt humb të atin, rritet me gjyshen.

 Fëmijët  janë lulet e parajsës nuk preken, por ja që qënia humane nuk pyet . Ajo shkon pikërisht tek lulet. Edhe atëherë kur ata dalin për të lozur. Dikush qëllon. Dëgjohen krismat, dhe krismat janë lojë e rrezikshme. Vogëlushja Atifet , bie për tokë. Fëmijët frikësohen kur shikojnë gjakun dhe fillojnë e bërtasin.  Lufta për ta është diçka e keqe dhe çdo ushtar që ka armë në dorë për ta nuk është normale, ashtu siç nuk ishte normale të shikosh një mjek i veshur me divizën milititare.  Ka frikë  kur afrohet. Bërtet ti nuk je mjek. Mjekët  janë njerëzit e paqes në konceptin e një fëmije. Fillojnë të thirrurat e para, e shpesh  janë të heshtura, nuk kanë forcën e  britma se zyri e këtyre filizave është ende i njomë.

Kjo vajzë e vogël  së bashku me të motrën rritur me pekule si një copë dielli shumë shpejt ndërgjegjësohet për atë që po ndodhte përqark saj.

Fëmijët në kushte lufte rriten para kohe, por rriten me trauma. Ishte viti 1999 dimri i egër i Kosovës, dhe Atifeti kishte filluar të ecte.  fëmijët janë entuziast dhe kërkojnë të ndajnë emocionet e tyre. Thërret në telefon Axha Beqo, por gjaku i tij tashmë rriste ndonjë luleshqerra në ndonjë lëndinë. Atifeti ngjitet në trenin tmerrit siç i thërret ajo.  Po shkonin drejt Maqedonisë, Kumanovë.  Gjatë atij udhëtimi  Atifeti nuk flet shumë për të rriturit,  por duke përshkruar të vegjlitë,  dalin në pah aksionet e policisë serbe: Thikat si shpata që mbanin nëpër duar, mënyra bestiale se si preknin nënat me  fëmijët, në duar ku iu tundej koka nga gjumi i thellë, por nënat i shtrëngonin fort në kraharor. Askush nuk fliste. Heshtje totale, një heshtje që të kujton ditarin e Anna Frankut kur rrinte e fshehur. Pjesën e luftës e kaloi në Maqedoni, e në netët e vona gjyshja më rrëfente për dy xhaxhallarët, bijtë e saj të cilët ranë dëshmorë. Gjyshet\ Nënat e Kosovës ishin të forta , dhe krenarinë e saj e shihja sa herë që më fliste për ta se jetën ia kishin dhënë Atdheut-rrëfen Atifeti  

Në vagonin ngjitur është Kasapana në tregun e Mitrovicës, një shpërthim ora 13 mbi një qind të plagosur, e dhjetëra të vdekur, Aty Ganimete Latifi, mbuluar me gjak. Mëma mbante të voglin për dore. Nuk po kuptonte, ishte thjesht një fëmijë në klasë të gjashtë. Gjymtimin tim e pashë  pas kthimit tim nga Kllapia-kujton ajo. Spitalet mbushur me ushtarë serb. NATO kishte ndërhyrë por ne ende nuk dinin gjë. Kur kthehesh në shtëpi  prej shumë kohësh në spitale shikon se shtëpia ishte bërë shkrumb e hi. Kontakti me UÇK na bëri të lidheshim me doktorin Bajram Rexhepi. Jeta ime ishte në fije të perit, mjaftonte një infeksion dhe jeta ime merrte fund. U diplomova në drejtësi. Plagosja e shpirtit është më e rëndë se plagosja fizike. Mitrovica ishte vendi im dhe kurrë nuk kisha dashur të ikja prej saj.

 Në vagonin tjetër është një vajzë, nuk ka emër, ka një sigël A,B 1995. Lufta të heq edhe identitetin, të shndërron në një numër. Po, po,  ti je thjesht je numër, kur të mungojnë gjymtyrët. Por, të ngrohë ideja që je në jetë. Rron me kujtimet. Në mëndje ka ngelur ai topi prej lecke kur luaje në oborrin tënd dhe ndien ende atë zë  që sapo shpërthen portën dhe thotë: Hajde të ikim! Në këtë parabol kohe nuk ke kohë,  të mendosh gjatë vetëm fotografon atë shikim te mëmës, që e mërdhen në shikimin tënd. Zgjat pak, ai vështrim, ato dy sy të mëmës nuk do ti shohësh më me të njëjtën vështrim se shumë shpejt njërin sy një predhë gjakatare do ta marri. Nuk mjafton me kaq por nuk do të shohë më as vëllain tim të vrapoj pas meje se ai një këmbë nuk do ta ketë më. Ngelet si tatuazh ajo britma e mëmës: Oh e zeza ditë bre! Oh zot i madh çfarë më gjet mu!

Në vagonin numër katër gjejmë Burimin. I gjymtuar nga lufta, mban me protezë gjymtyrët.  Ai ka lindur në 18 korrik 1986. E nis bisedën me fshatin e tij me atë natyrë bukulike, e si të gjithë të tjerët punonin për të nxjerrë bukën e gojës. Nuk ka shumë kujtime për të atin. Ai kishte qenë  punëtor ndërtimi, pastaj filloi lufta, ra në burg, dhe kujtimet janë të pakta që ruante për të atin. 

Udhëtimin e lidh me ofensivën e Vraniqit, strehimet në Dragoqanë e prej andej në Suharekë. Me një fjalor të tkurrur rrëfen për  bunarin, ku policët Serbë hodhën 10 burra dhe të njëmbëdhjetin e vranë në shkollë. Evidencohen rrëfimet e gjyshes “Te shtëpia tjetër”, ku  tre herë  erdhën policët  serbë rrëmbenin vajzat, gratë e reja dhe i përdhunonin. Asnjë dhimbje fizike nuk është më e madhe se ajo shpirtërore. Ecejaket për të siguruar vizitat dhe protezat. Një shuplakë morale, Ministrisë së shëndetësisë të  Kosovës ku pas lufte të gjymtuarëve në luftë nuk iu jepnin rëndësinë e duhur.

Ngjitemi në  vagonin e gjashtë,  Altin Kelmendit. Ai ka lindur në Balincë të Malishevës 8 Mars 1998. Ishte 10 vjeç kur filloi lufta. E nis rrëfimin e tij  kur ai  5 vjeçar e gjysëm bënte km  të tëra për të shkuar në shkollë, se në fshatin e tyre nuk kishte shkollë. Spostimit të tij në shkollën  nga Drenasi, Krejkovë, Caravranë, Malishevë. Ishim të vegjël por në shtëpitë tona ushqeheshim me patriotizëm dhe dinim çdo gjë që ndothe në shkolla brohorisnim UÇK, UÇK, por mësuesja na qortoj, se nëse serbët na degjonin do të na qëllonin mbi shkollë.   Altini  ndan me autoren ofensivën e Grykës së Llapushnikut dhe shkon më tutje tregimi i tij.  Kur xhaxhai i Altinit, djalosh ende 16 vjeç mbati mbi shpinë për kilometra të tëra xhaxhain e tij.  Na kujton Trojën ku Enea mbajti mbi shpinë të Atin, dhe të birin prej dore. Ishte 29- 30 Mars  i 1999 dhe ishin diku 80 autobuza nga Mlisheva. 

Në vagonin e shtatë është Rifadie Halil Ramiqi. Sapo ka mbushur 40 vjeç, por gjatë luftës ishte 13 vjeçe. Lindur në Verban të Vitisë. Ishte dielli i familjes së saj, por lufta na hoqi buzëqeshjen haren, dhe na solli trishtimin, çdo ditë e më shumë  ishim të dëshpëruar deri sa në horizont u duk NATO. Ishte 5 gusht 1999, kur po kalonim dhe nuk dinim se ajo hapsirë ishte minuar nga popullsia sërbe. Mjaftuan pak  minuta dhe jeta e Rafidesë ndryshoi. Tashmë edhe ajo e gjymtuar.  Spitali i Bondesteel ku atje ajo pa fëmijë të tjerë shqiptarë, me një sy, pa sy, me një këmbë. Peripecitë që e përcjellin janë të rregjistruar në çdo kapilar të saj, dhe  ato cikatriçe u shndërruan reziliencë për jetën.

Nuk bëjmë as disa centimetra dhe vagoni i tetë është Arben Guri. Na përshëndet me fjalët: Jetoj Lirinë me gjysmë trupi dhe gjysmë zemre. Ai, kishte lindur në 25 shtator 1988. Lubeteni ishte ende me borë, kur përqafimin e fundit e kishte bërë me të atin. Më 25 Maji i ati kishte rënë në luftë. Fëmijët pa prindër janë hiperaktiv. Ishte një mbasdite kur së bashku me të vëllanë dhe shokun e tij pasi kishin lozur gjithë ditën gjejnë disa lapsa me ngjyra, ishin mina. Mjaftoi një hedhje dhe ajo u bë  predhë. Plagosen që të tre.

Arbeni ngeli i gjymtuar, sot është autonom, por të prek  kur ai rrëfen për dashurinë e tij sekrete,  ajo dashuri platonike që ngeli në pulsin e tij.

Si, këta fëmijë që sot janë burra, ngelen ato imazhe… ku çdo grua e familjes kosovare shndërrohej në nënë dhe çdo burrë apo i ri kthehej në babë.  Secili prej të gjymtuarëve ka pranë një nënë  që i mbështjellë me trupin e saj, duke klithur, ndërsa ishin  shtrire të sapo vrarë.

Dikush  nga pala serbe i binte çiftelisë dhe këndonte vargje në shqip .“Shkofshi e mos u kthefshi”.  Kupton optikën e tyre të egër të spastrimit etnik deri në gjenocid dhe çuditërisht nuk lexon nga rrëfimet e tyre  mallkime, por vetëm dhimbje,  lutje, drejtësi  në pafajësinë e tyre, kjo gjë e bënë ata të jenë më të fortë 

Ndërsa lexon faqet e këtij libri  kupton se  të gjitha Luftërat viktimat e saj, kanë të njëjtën faqe, kanë të njëjtat tipologji,  por secila dramë rrit për të ardhmen  një të ri  që shëndërrohet pa dashur një aktor  i vetvetes, se jo  gjithmonë kuptohesh nga shoqëria, sepse  ajo kërkon shpirtin e pjekur dhe kulturë. Jemi të aftë të mbajmë samite dhe rezoluta,  e nuk dënojmë shkaktarët e luftës, jemi ende këtu në vorbullën e indiferencës së gjenocidit ndaj shqiptarëve. 

Libri përkufizohen edhe  elemente antropologjike, (në mënyrën indirekte nëpërmjet rrëfimeve të tyre lexojmë karakterin e familjeve shqiptare në Kosovë deri në vitet 1999. Familjet e mëdha, roli i pjesëtarëve në familje,  xhaxhai  vjen i konsideruar si babë, shpesh herë i therrej babë, roli i gjysheve dhe  të afërme në edukimin e fëmijëve. Mbështetja totale e fëmijëve që rriteshin pa prindër dhe kujdesi i të afërmëve të  tyre disi më ndryshe që mos të ndjenin mungesën e nënës, afërsia vëllazërore mes kushërinjve,  etje ). Çuditërisht në rrëfimet nuk ka lot, ka vetëm britma të cilat kthehen në klithma: Përse e  gjithë Kjo ?  

 Ornela Radovicka

Qendra Albanologjike, kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga Atë Bellusci  Frasnitë\ Frascineto