A nuk është kështu?
Kosova
Bijtë dhe bijat
E saj
Mund t’i mbajë
Si pëllumbat
E pëllumbeshat
Para duarsh
Por si ndodhi
Që Kosova
U mbush
Me punëdhënës
Qe 20 e kusur vjet
Që e mbajnë
Paqen e gërditshme sociale
Për çfarë kemi nevojë?
Për çfarë kemi nevojë
Ne në këtë vend?
Më së shumti për drejtësi
Për rregull e për rend.
Për punë e për para
Që fitohen me nder,
Për mbledhje enengjisë
Të ecim bashkë përherë!
Jo për të mbjellur
Të tilla kotbeteja
Debate të “mëdha” nga
Politika, sporti, feja…


























