20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore ndan një poezi nga libri i tij

Regjistrimi

 

Në çdo regjistrim

Humbkemi në Maqedoni

Faji është te ne

Kolltukun e kemi lakmi.

Me pasaporta biometrik

Ikim në Europë e më larg

Rrugën na e trasojnë lakmitarët

Eksodin në varg.

Luajnë me përqindjen

Si biliard xhepi

Aspak nuk mendojnë

Se në shtëpi digjet djepi.

O ju deledashë

Shikoni ç’bëjnë të tjerë

Për popullin e vet

O lakmitarë të mjerë.

Florim Useini aktualisht është kryetar i Rrejtit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. Poezia e lartshënuar është pjesë e poezive të librit të tij ‘Truri Pistë’ të botuar në vitin 2012.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore vazhdon me aktivitetet ku më së fundi ka ndarë Medaljen e Artë ‘Nismëtar Nderi’ për Isa Zeqiraj.