14.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Kërkojmë punëtorë e punëtore

Kërkojmë punëtorë e punëtore

Është paraditë fillimviti
Dal të ec qytezës në këtë 1 janar
“Kërkojmë punëtor e punëtore”
Rri njoftimi te ky lokal

Derisa ec si ecën dita
Endet dhe një mjegull si tym pa zjarr
“Kërkojmë punëtorë e punëtore”
Rrijnë njoftimet kacavar

Pikla shiu seç fillojnë
Të imëta si kurrë më parë
“Kërkojmë punëtorë e punëtore”
Rri njoftimet në letër të bardhë

Dhe shoh shumë gjëra rrugës
Nuk rigon më por ka ende mjegull
“Kërkojmë punëtore e punëtore”
Për xhama dyersh qëndrojnë pezull

Dhe mendjen seç e vërtit
Pse s’iu binde vetes dhe nuk heshte
Të tepërta dhe këto vargje
Ndoshta si njoftimet që i ndeshe

Krizë për deklarata

M’u afrua një gazetar
I iks mediumit
E ma zuri rrugën
E m’u lut si për gjak
Për mos me ia lanë mikrofonin thatë
U largova s’i thashë asgjë
Uh shpëtova sa mirë u bë
Por sapo bëra dy-tre hapa
M’u afrua një gazetare
E ypsilon mediumit
Doli nga kthesa ku kishte zënë pritë
E më përbeu e më tha
Të lutem thuaj diçka
Për iks problemin o qytetar o mik
Priste e priste çfarë do të thosha
Kur deklaratat e mia këto virane
Po bëhen anëembanë virale
E pastaj po u vënë flakën
E po i djegin të gjitha rrjetet sociale

Zemërimi

M’u zemërua mendja
Po mundohet ta qetësoj zemra